Saturday , 25 November 2017

1.5 TON DROGE NE VELIPOJE, CAKTOHET MASA E SIGURISE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjashtë nga shtate personat e arrestuar, si të përfshirë në trafikun e 1.5 tonë kanabis drejt Italisë. Lënda narkotike u sekuestrua ditën e shtunë në fshatin Vilun të Velipojës, ku mes personave të arrestuar ishte dhe punonjësi i policisë, Enriko Zyle.

Policia arrestoi kete te marte edhe personin e shtate të përfshirë në këtë rast trafiku, ndërsa gjykata ka lënë në burg shtetasit Enriko Zyla, Sokol Ujka, Arben Bozhanaj, Dervish Gjoleka, Fatjon Merko dhe Genti Dano. Të arrestuarit janë: Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum, Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë, Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat, Fatjon Merkaj, 32 vjeç, banues në Përmet, si dhe shtetasi Gjovalin Ndoj, banues në Lezhë.

Lënda narkotike prej 1.5 tonesh që u sekuestrua në zonën e Vilunit në plazhin e Velipojes dyshohet se u transportua nga Vlora për në Velipojë, ndërsa destinacioni ishte Italia. Goditja e policise ndodhi pas mberritje te se furgonit tip fiat me targa AA 388 ME ne hotelin e boshatisur ku edhe nisi shkarkimi i lëndës narkotike për ta depozituar atë e më pas kanabisi pritej që gjatë natës të nisej për t’u transportuar në Itali me gomone.

Lexoni dhe kete

GRABITET NJE SUPERMARKET NE LEZHE

Një supermarket është grabitur në rrugen e “Shtrausit” në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth ores 19:00 …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin