Sunday , 17 December 2017
Breaking News

1.5 ton KANABIS, ARRESTOHET LEZHJANI I SHPALLUR NE KERKIM

Në vijim të operacionit “VILUNI BEACH, shkon në shtate numri i personave të arrestuar për posedimin e 1.5 ton drogë e cila u gjet të shtunën në një vile në Velipojë, gati për t’u trafikuar në drejtim të Italisë. Në prangat e policisë ka rënë Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë. Ndalimi i 30 vjecarit u bë pasi më datë 11 Nentor 2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar, efektivit te policise Enriko Zyla, Sokol Ujkes, Arber Bizhaj, Genti Dano, Dervish Gjolekaj dhe Fatjon Merkos ku u sekuestruan 1 502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia e Shkodres ka nisur kerkimet per arrestimin e Ndojit I cili arriti ti shpetonte aksionit te FNSH- se pas nderhyrjes ne zonen e Vilunit ku edhe u sekuestrua lenda narkotike prej 1.5 tonesh. Sipas grupit hetimor Ndoji ishte pasagjer ne automjetin tip “Golf”, me targa AA 355 SL që drejtohej nga Enriko Zyle, Punonjësi Policie në  drejtorine e kufirit, i cili në përpjekje për t’u larguar nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge. Në këtë moment Ndoji është larguar duke shfrytëzuar edhe errësirën, për tu arrestuar në Lezhë pas 3 ditesh.

Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”.

Lexoni dhe kete

MERR TJETËR RRJEDHË VRASJA E VËLLAIT TË ISH-DEPUTETIT TË LEZHËS

Merr nje rrjedhe tjeter vrasja e vellait te ish-deputetit socialist ne Lezhe, Arben Ndoka. Vrasja …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin