Sunday , 27 September 2020

1 JAVË PAS VOTIMEVE, BEKTESHI “KUJTOHET” PËR ZGJEDHJET NË USH

Rreth 1 javë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimeve, ish-rektori i Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi, kujtohet për të përsëritur zgjedhjet, në mënyrë të pakuptimtë dhe krejtësisht të habitshme.

Kjo pasi në ditën e zgjedhjeve me 30 korrik nuk ka pasur asnjë kontestim qoftë nga studentët, pedagogët, apo edhe vetë ish-rektori Bekteshi. Por, edhe nëse ky i fundit do të kishte, ka pasur disa ditë kohë për të ankimuar rezultatin dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur të paktën deri me 3 gusht, kur kryetari i KIZ, profesor Gasper Kokaj, shpalli rezultatet e votimeve në të gjitha fakultetet e Universitetit të Shkodrës për kandidatët për rektor, por edhe në pozicionet e tjera.

Një veprim të tillë aspak korrekt të ish-rektorit Adem Bekteshi e ka zbuluar vetë rektorja e re Suzana Golemi. Golemi gjithashtu tregon se vetë Bekteshi e ka uruar për fitoren.

Në profilin e saj në facebook, Golemi shkruan:

“Ish rektori Bekteshi, i cili më uroi fitoren, kërkon sot përsëritjen e zgjedhjeve…
Kur ky është i vetmi proçes zgjedhor që nuk ka patur asnjë problem gjatë votimit, numërimit të votave nga KZF-të dhe nxjerrjes së rezultatit përfundimtar nga KIZ. Asnjë nga vëzhguesit e ish rektorit Bekteshi nuk kanë shfaqur asnjë shenjë pakënaqësie ditën e votimit.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë pedagogët dhe studentët që më votuan dhe besuan detyrën si rektore e tyre për 4 vitet e ardhshme 2020-2024, për të vendosur ligjshmërinë dhe për ti rikthyer vlerën e vërtetë Universitetit të Shkodrës.” – shkruan rektorja e re e USH.

Lexoni dhe kete

ZHVENDOSJA E KIOSKËS NGA PEDONALJA E SHKODRËS

E vendosur prej kohësh në pedonalen e Shkodrës, këshilltarët e këshillit bashkiak Shkodër, kërkojnë zhvendosjen …