Breaking News

1 MILIARD LEKE INVESTIME NE SHENKOLL

Mbi një miliardë lekë janë investuar së fundmi nga Bashkia Lezhë në njësinë Administrative të Shënkollit. Investimet më të mëdha janë përqëndruar në infrastrukturrën rrugore. Rruga e Rrilës e Myltës, Shënkollit dhe e varrezave janë përfunduar duke i dhënë zones një tjeter impakt zhvillimi, ndërsa aktualisht vijon puna në rrugën Grykë-Lumi-lagjia e Pukjanëvë në Tale.

NenKryetari i Bashkisë Lezhe Enver Hafizi,tha se investimet e shtrira në të gjithë Lezhën,dëshmojnë vizionin e bashkisë, pasi të tilla ndërhyrje gjenerojnë mundësi zhvillimi dhe shërbimi cilësor për komunitetin.

Bashkia Lezhë e drejtuar nga demokrati Fran Frrokaj,ka arritur që të shlyejë rreth 70 % të borxhit prej më shumë se 5 milionë euro të trashëguar pas ndarjes territoriale,teksa po përjetëson rreth 70 investime me karakter infrastrukturor,arsimor dhe shërbime.

Lexoni dhe kete

VIJOJNË PUNIMET NË RRUGËN “MYZYRAJ” NË DOBRAÇ

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në Dobraç të Shkodrës. Investimi me vlerë rreth …