Saturday , 25 November 2017

1 TETOR, NIS AKSIONI ANTI-INFORMALITET

Duke filluar nga kjo e Hene  nis dhe faza e tretë anti-informalitet dhe nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset por edhe qytetarët. Ministria e financave ka dhene urdher te prere, Kushdo që bën një blerje dhe nuk tërheq kuponin tatimor do të përballet me gjobë. Një fakt të tillë e bëri e ka perforcuar edhe drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.

Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një penalitete që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin. Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjthmonë do hyjmë direkt në ambinetin e biznesit por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit. Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administratës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet.

Qëllimi është jo të penalizojmë qytetarin por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore.-ka bere te ditur nder te tjera Drejtoria e tatimeve. Edhe ne Shkoder drejtoria e tatimeve dhe hetimi tatimor pritet qe te jene ne terren per te zbatuar fashen e trete te aksionit anti-informalitet. Kete here me ndryshimin se nuk gjobiten vetem bizneset, por edhe qytetaret.

Lexoni dhe kete

OSHEE, RRITEN HUMBJET PER PERIUDHEN JANAR- PRILL 2017

Humbjet e energjisë në rrjet u rriten në katërmujorin e parë të vitit në 29.3 …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin