Wednesday , 24 July 2019
??????????

1 TON DROGE NGA SHQIPERIA NE MAL TE ZI

Nga muaji janar I ketij viti vetëm në territorin e Ulqinit janë sekuestruar rreth 1 tonë lëndë narkotike kanabis sativa e cila është trafikuar nga Shqipëria për në Mal të Zi. Deri më tani është arrestuar vetëm një shtetas malazez nga Podgorica i cili në afërsi të kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, eshte kapur ne flagrance teksa po transportonte 50 kg lende narkotike.Ndërsa deri tani përvec lëndës narkotike nuk është arritur të identifikohen dhe të arrestohen.

Brenda muajit maj në zonë e bregut të bunës në territorin e Ulqinit në kufi me Velipojën janë sekuestruar rreth 300 kilogramë lëndë narkotike në dy aksione të policisë malazeze. Pavarësisht bashkëpunimit mes dy policive problematike mbetet identifikimi dhe arrestimi i personave të cilët trafikojnë lëndën narkotike. Besohet se lënda narkotike sipas burimeve nga policia malazeze ka destinacion si tregun vendas ashtu edhe atë evropian.

Është duke u punuar edhe përmes rrugëve operative për goditjen e trafikut pasi besohet se kanë të bëjnë me grupe te strukturuara kriminale të cilat në bashkëpunim me njëri tjetrin kryejn këtë lloj trafiku të lëndës narkotike.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …