1 TON KANABIS, PATRULLA U PËRGJUA / POLICI I ARRESTUAR VËLLAI I NJË TITULLARI TË LARTË

Polici i arrestuar në Shkodër si i implikuar në një ton kanabis te sekuestruar në Velipoje eshte Prel Zylja, vëllai i zv/ komandatit te kufirit, Ndrek Zylja.

Ai kishte dalë garant te trafikantët për transportonin e drogës nga Shkodra për në fshatin Vilun të Velipojës. Ndërsa patrulla e policisë së Shkodrës ishte vendosur në përgjim, pasi dyshohej për mbështetje të trafikantëve.

Forcat Speciale nga Tiranë mësohet se u kanë thënë policëve të patrullës që të ruajnë furgonin pasi ka disa hajdutë. Në momentin që droga po shkarkohej nga furgoni për në bodrumin e hotelit në Vilun ndërhynë Forcat Speciale nga Tiranë. 

Lexoni dhe kete

TJETERSIMI I PRONAVE, LIROHET NENKRYETARI I BASHKISE LEZHE

Gjykata e Lezhës vendosi ndryshimin e mases së sigurisë për Nën Kryetarin e Bashkisë Lezhë …