Që nga 9 marsi i vitit të kaluar, pjesëtarët e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër janë të izoluar, si shkak i pandemisë dhe masave të ministrisë. Drejtori i kësaj shtëpie, Fatjon Hoxha, thekson se në këtë institucion janë zbatuar protokollet.
Hoxha e pranon se ka qenë një periudhë e vështirë, por thotë se është shmangur virusi.
Ai foli edhe për proçesin e vaksinimit tek të moshuarit e kësaj shtëpie…
Hoxha bëri me dije se nuk ka pasur probleme tek të moshuarit pas vaksinimit.