Sunday , 17 January 2021

1 VIT NGA TERMETI, NE QARKUN LEZHE ASNJE BANESE E RINDERTUAR

Edhe Qarku i Lezhës është një ndër zonat e prekura rëndë nga tërmeti i 1 viti më parë, duke lënë të pastrehe qindra familje, ndërsa rindërtimi duket ende larg. Sipas të dhënave zyrtare në të gjitha qarkun u bënë të pabanueshem 47 pallate dhe 799 banesa individuale.

Bashkia e Kurbinit ishte më e prekur dhe konkretisht 35 pallate dhe 465 banesa individuale u bënë të pabanueshme, si dhe 40 pallate për përforcim strukturor. Procesi i rindërtimit ka nisur në sitin 1/1 ku po ndertohen 524 njesi banimi, ndërsa në sitin 1/2 ka vazhduar puna për infrastrukturen e më pas ndertimin e banesave kolektive.

Gjithashtu jane në perfundim dy shkollat e reja, në Gjorem dhe Mamurras. Deri më tani janë lidhur 1813 kontrata për përfitimin e granteve të rikonstruksit, ndërsa me bonus qiraje trajtohen 1615 familje. Aktualisht në çadra jetojnë 25 familje te cilat trajtohen me bonus qiraje por per arsye te ndryshme nuk mund të largohen nga zonat ku jetojnë.

Ndërsa në Lezhë është bërë vlerësimi përfundimtar i dëmeve të shkaktura nga termeti nga ku jane shpallur të pabaneshëm 14 pallate (10 për shembje dhe 4 për përforcim), si dhe dhe 216 banesa individuale. 1043 familje kanë lidhur kontratën për përfitimin e grantit për rikostruksionin e banesave me shkallë demtimi DS1, DS2 dhe DS3 dhe 95 % e tyre kanë tërhequr grantin për kryerjen e riparimeve dhe rikonstruksioneve.

Gjithashtu janë shpallur përfitues nga aplikimet e fundit edhe 247 subjekte me shkallë dëmtimi DS1, DS2, DS3, por që jemi në pritje të fondit për të lidhur kontratat.

Aktualisht trajtohen me bonus qiraje 336 familje. Në Mirditë u bënë të pabanueshem dy pallate dhe 11 banesa individuale, ndërsa 177 familje janë dëmshpërbyer për dëmë të riparueshme në banesa.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: DO MBETEN NË FUQI MASAT AKTUALE NË VEND

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve dolën këtë të …