Sunday , 27 September 2020

1 VIT PA BANESE, FAMILJA BOCI NE QIELL TE HAPUR

Prej gati 1 viti familja Boci në Fushë-Mamurras të Kurbinit nuk kane nje strehe ku te fusin koken. Banesa e tyre u dëmtua që nga tërmeti i shtatorit të vitit të shkuar, duke i bërë e pabanueshme.

Në këto kushte 6 anetaret e kësaj familje janë vendosur në një garazh në kushte aspak të përshtatshme. Kryefamiljari invalid thotë se banesa e tij është vlersuar në nivelin më të ulet edhe pse ka pasuar dëmtime të shumta, duke akuzuar intancat vendore e qëndrore per anashkalim te problemit te tij.

Familja Boci kërkon vleresim real të baneses, pasi me të ardhurat e veta e kanë të pamundur rindertimin e saj.

Në situatë të ngjashme janë shumë familje në Bashkinë e Kurbinit, e cila është ndër zonat më të prekura nga tërmeti.

Lexoni dhe kete

ZHVENDOSJA E KIOSKËS NGA PEDONALJA E SHKODRËS

E vendosur prej kohësh në pedonalen e Shkodrës, këshilltarët e këshillit bashkiak Shkodër, kërkojnë zhvendosjen …