Breaking News

“10 SPORTISTËT MË TË MIRË TË VITIT” SHPALLEN MË 27 DHJETOR

Anketa tradicionale e fundvitit për shpalljen e sportistëve dhe trajnerëve më të mirë të vitit, do të zhvillohet edhe këtë vit dhe tashmë ka mbetur vetëm shpallja e tyre. Në vite të ndryshme është organizuar në mënyra të ndryshme dhe sivjet duket se është zgjedhur një mënyrë tjetër për shpalljen e tyre. Ceremonia do të zhvillohet të enjten më datë 27 dhjetor në ora 18.00 në hollin e Bashkisë Shkodër dhe nuk do të jetë vetëm një aktivitet për shpalljen e tyre. Pritet të ketë edhe gjëra tjera shumë interesante që kanë të bëjnë me nderimin e figurave të ndryshme sportive në vite që kanë dhënë kontributin e tyre për sportin shkodran.

Për këtë arsye, të ftuar mendohet të jenë një numër i konsiderueshëm sportistësh aktualë por edhe ish- sportistësh, çka do të bëjnë që ky aktivitet të jetë shumë i veçantë. Nga sa mësohet, për të votuar më të mirët e çdo sporti, kanë patur të drejtë trajnerët dhe specialistët të cilët kanë vlerësuar ecurinë e këtyre sportistëve gjatë gjithë vitit 2018. Duhet thënë se sukseset nuk kanë munguar, sidomos në sportet individuale, por edhe në ato kolektive ku kemi sërish disa tituj kampionë me ekipe dhe individë të caktuar.

Nuk kanë munguar madje as medaljet në arenën ndërkombëtare, thyerjet e rekordeve dhe shumë gjëra të tjera. Gjithsesi, mbrëmja e 27 dhjetorit do t’i evidentojë të gjitha këto, pikërisht me shpalljen e sportistëve dhe trajnerëve më të mirë të vitit. Një anketë e tillë është tradicionale dhe zhvillohet prej shumë e shumë vitesh dhe për këtë arsye, Shkodra mbetet e veçantë edhe në këtë drejtim. Një vlerësim moral për arritjet e sportistëve, padyshim që është një nxitje për karrierën e tyre të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ZYRA RAJONALE E FSHF-së ORGANIZON KUPËN “PAULIN NDOJA”

Tradita e mirë e nisur në Shkodër për nderimin e figurave të futbollit, ka vijuar …