Friday , 15 January 2021

10-VJETORI I NDERTIMIT TE XHAMISE SE PARRUCES

Njeriu pa fe e pa Zot e ka humbur busullen dhe boshtin e tij identitar. Keshtu u shpreh myftiu i Shkodres, Imam Muhamed Sytari, gjate hutbes te se Premtes ne xhamine e Parruces.

Nje hutbe qe perkonte edhe me 10-vjetorin e ndertimit te kesaj xhamie ne qytetin e Shkodres dhe pikerisht ne kete date, myftiu i Shkodres kishte zgjedhur te fliste per lidhjen e njeriut me Zotin ne ditet e sotme.

Per besimtaret e pranishem ne xhami gjate kesaj hutbe, Imam Muhamed Sytari kishte nje apel ose thirje, qe mos ti lejonin apo ti toleronin femijet e tyre qe te shkojne drejt shthurjes, imoralitetit apo abuzimit me Zotin.

 

Lexoni dhe kete

“FESTIVALI LETRAR I SHKODRËS”

Ka startuar “Festivali Letrar i Shkodrës”. Një aktivitet i organizuar nga Bashkia Shkodër dhe bibloteka …