Kisha Katolike Shkodër ka organizuar një meshë pasditën e së enjtes me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Shën Gjon Palit të Dytë.
Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, tha në mesazhin e tij se Shën Gjon Pali i Dytë ka qenë i vendosur për të ndjekur Krishtin.
Shën Gjon Pali i Dytë përkrahu mësimet e kishës mbi çështjet sociale, sidomos atë të familjes.
Ai është lideri që ka udhëtuar më shumë, duke vizituar 129 shtete gjatë papatit të tij.