Friday , 13 December 2019

105 TË LËNDUAR MORËN SHËRBIM MJEKËSORE

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion lidhur me qytetarët e lënduar nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter. Ministria thekson se 10 qytetarë ndodhen në observim mjekësorë, ndërsa pjesa tjetër ka lënë spitalet.

Sipas këtij institucioni, gjithsej kanë marrë shërim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, 75 prej të cilëve janë vendosur te “Trauma”, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Tashmë, MSH thekson se janë 7 qytetarë te “Trauma” dhe 3 në Spitalin e Durrësit, që vijojnë të marrin shërbim mjekësor.

“MShMS: 10 qytetare ne observim mjekesor, pjesa tjeter lene spitalet. Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes, kryesisht me demtime te shkaktuara nga rrezimet apo goditjet. Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit. Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave.” – thuhet në deklaratën e ministrisë së shëndetësisë.

Lexoni dhe kete

“SHQIPTARËT PO PËRBALLEN ME NJË REGJIM TË NGJASHËM TË 22 MARSIT 1992”

Shqiptarët sot po përballen me një tjetër sistem, me një tjetër regjim, të ngjashëm me …