105-VJETORI I POLICISE SE SHTETIT, SHEFI I KRIMEVE TE RENDA NE SHKODER KA NJE MESAZH

Shefi i krimeve Shkodër Saimir Rrustemi ka bërë një apel të fortë në ditën e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit.

Ja postimi i plotë:

Sot eshte 105 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit. Kjo dite e gjen organizaten tone ne nje moment kyc te historise se saj ku ka filluar nje lufte e fuqishme brenda dhe jashte saj kunder krimit te organizuar. Nje lufte qe do ia ndryshoje faqen vendit tone. Por te vetem ne s’ia dalim dot, s’ia dalim pa ndihmen e cdo institucioni dhe te gjitha hallkave te keti shteti. Prandaj sot une do ul koken dhe do ju lutem duke u kerkuar ndihme. Do ul koken e tju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!

Do ul koken e do u lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Eshte edhe momenti i juaj!
Do ul koken e do u lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbeshtetur tek parate e krimit! Ato mund t’ju favorizojne nje moment ,por ai moment do jete fundi i biznesit tuaj.

Dua te ul koken e t’u lutem mesuesve tane: Ngrihuni ne nivelin qe kerkon puna juaj, edukojini te rinjte tane qe te jene te denje per te qene pjese e paster e vendit te tyre!
Do ul koken e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me nje detyre te rendesishme, te edukoni shoqerine e t’u tregoni se cila eshte rruga e drejte dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!
Do ul koken e do i lutem te rinjve: Qendroni larg veseve, perbuzeni ate ndjenjen e krenarise per te qene pjese e grupeve kriminale te qytetit! Ne pamje te pare mund t’ua marre mendjen me pasurimin e shpejte me makinat e bukura apo krenarine per t’u dukur i forte, por ju garantoj qe kjo zgjedhje do ju shkurtoje jeten.

Mbase jam patetik, mbase jam i dale mode, sic me thone jam kunder rryme, por dua tua perseris:
Vendi yne nuk eshte ky! Vendi yne s’mund te jete ky! Vendi yne nuk duhet te jete kurre ky!
Zoti na ndihmofte!

Lexoni dhe kete

NE MBESHTETJE TE ARRESTUARVE EDHE DEPUTETE TE OPOZITES

Ne mbeshtetje te arrestuarve kuksjane ishin edhe deputetet e opozites. Madje, ato u lejuan edhe …