Monday , 21 January 2019

106-VJETORI I POLICISE SE SHTETIT

Policia e Shkodrës ka festuar këtë të dielë 106-vjetorin e themelimit të policisë së shtetit. Për drejtorin e policisë vendore Shkodër, Vehbi Bushati, 13 janari është një ditë e rëndësishme për policinë e shtetit. Në këtë ditë përkujtojmë ato policë që dhanë gjakun e tyre në luftën ndaj kriminelëve, ndërkohë shumë beteja me krimin i kemi fituar dhe të tjera do fitojmë theksoi Bushati.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe prefekti Çesk Millja dhe kryebashkiakja Voltana Ademi, ku kjo e fundit u ndal tek vettingu në polici.

Gjatë këtij takimi, drejtori Bushati vlerësoi me certifikata mirënjohje disa policë të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

SITUATA NE REPARTIN E PEDIATRISE NGA I FTOHTI

Situata këto ditë të ftohta të janarit ka qenë e ngarkuar pranë repartit të pediatrisë …