Thursday , 1 October 2020

11 DHJETOR, THEMELIMI I PARTISË DEMOKRATIKE

Në ditëlindjen e 29 të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka përcjellë mesazhin se kjo parti ia dalë të jetë partia e shpresës. Basha thotë se shqiptarët i kanë sytë nga kjo forcë politike për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.
“Liri – Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri – Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa. Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!
Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! 
Zoti e bekoftë Shqipërinë!” – shkruan Basha.

Lexoni dhe kete

ZHDUKET 51-VJEÇARI NE KURBIN

Një 51-vjeçar nga fshati Gurez i Kurbinit rezulton i zhdukur prej gati 10 ditësh. Mark …