11 VATRA ZJARRI NE 24 ORET E FUNDIT NE TE GJITHE VENDIN

Në të gjithë territorin e vendit vijon të ketë ende vatra aktive zjarri. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Tiranë, dhe Dibër. Emergjencat Civile thonë se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 87 zjarrfikës me 5 automjete, 40 forca vullnetare, 30 forca të pyjores si dhe helikopterë.

Ne Qarkun Shkoder, vatra e zjarrit në fshatin Lumzi, Pukë vijon të jetë ende aktive. Edhe pse forcat zjarrfikëse kanë punuar, ato nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Era e fortë ka drejtuar flakët për në fshatin Lumbardhë të Fushë-Arrëzit. Për shkak të terrenit të vështirë malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore. Në mbështetje në orët e para të mëngjesit ka shkuar edhe një helikopter që po punon për shuarjen e flakëve.

Zjarri i rënë në afërsi të pyllit me gështenja në fshatin Reç, Malësi e Madhe është shuar nga zjarrfikëset. Sipas informacionit si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej 1 ha me shkurre.

Zjarri në fshatin Gajtan, Shkodër, ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme por nuk ka qenë problematik pasi vatrat kanë qenë tepër të vogla në një terren tepër të thyer dhe shumë larg banesave. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.

Lexoni dhe kete

DIGJET NJE BANESE TE ZONA E TRUMES NE SHKODER.

Nje banese eshte shkrumbuar nga zjarri paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur prane zones se …