Breaking News

11,493 BIZNESE TE VOGLA KALUAN NE TVSH, PA KOSTO

Administrata tatimore njofton se kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një politikë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, me synim rritjen e formalitetit në ekonomi si dhe kontrollin e plotë të zinxhirit të transaksioneve të TVSH-së, me fokus biznesin e madh. “Sikundër e kishim nënvizuar që në fillim të procesit, u provua që ky kalim nuk u shoqërua me kosto administrative për biznesin dhe as me penalitete për gabime në deklarata. Një premtim i mbajtur nga Administrata Tatimore, si rezultat edhe i zbatimit të Strategjisë së Informimit dhe Edukimit që preku çdo tatimpagues të vogël në të gjithë territorin e vendit. Që prej muajit Janar 2018 u ofrua asistencë për çdo biznes që do të përfshihej në skemën e TVSH, informim, edukim e trajnim, përmes vizitave në ambientet e bizneseve, asistencë në zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve dhe Këndet e Asistencës, dedikuara për biznesin e vogël, apo përmes komunikimit elektronik dhe Qendrës së Thirrjeve”, thute në njoftim. 11,493 subjekte të biznesit të vogël dorëzuan deklaratën e TVSH-së për periudhën Qershor 2018 pa asnjë penalitet.

Një tjetër fakt i nënvizuar gjatë gjithë procesit të informimit për kalimin e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, që sërish u provua i vërtetë, është se kjo masë nuk do të shkaktonte rritje të çmimeve në treg. Së bashku me INSTAT, Administrata Tatimore monitoroi çmimet e produkteve dhe kryesisht ndikimin që do të kishte skema e TVSH-së tek këta tatimpagues. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, në muajin gusht rritja e përgjithshme e çmimeve regjistroi një nivel 2.2%, pra qartësisht brenda intervalit të përcaktuar edhe nga Banka e Shqipërisë (2-4%). Të dhënat që disponon Administrata Tatimore tregojnë se ritmi i rritjes së TVSH-së ka qenë pozitiv. TVSH-ja bruto u rrit me rreth 6.2% për periudhën Janar – Gusht 2018 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose në shifra rreth 1.9 miliardë lekë.

Lexoni dhe kete

PERFSHIRJA NE SKEMEN E TVSH-se E 11.340 BIZNESEVE TE VOGLA

11 mijë e 340 biznese të vogla janë përfshirë në skemën e TVSH ndërsa afati …