TERROR NĖ PARIS. FRANCA NE ZI PAS SULMEVE

Parisi ėshtė mbėrthyer nga terrori nga shtatė sulme nė zemėr tė qytetit, ku kanė mbetur mbi 128 persona tė vdekur. Ka pasur tė shtėna me armė brenda njė restoranti, dy shpėrthimi pranė stadiumit “Stade de France” kur po luhej ndeshja miqėsore Francė-Gjermani dhe tė shtėna nė njė sallė koncerti, ku terroristėt mbajtėn peng shumė persona pėr disa minuta deri nė ndėrhyrjen e forcave tė sigurisė.

Raportohet se ka tė paktėn 11 persona tė vrarė nė restorantin qė ndodhet pranė redaksisė sė revistės “Charlie Hebdo”, qė ishte nė shėnjestėr tė njė sulmi nė janar tė kėtij viti dhe 15 tė tjerė tė vdekur nė sallėn e koncertit, thonė zyrtarėt. Tė shtėna janė dėgjuar dhe njė lokal tjetėr nė Paris. Tmerri i vėrtetė ndodhi nė sallėn e koncerteve “Bataclan”, ku u vranė mbi 100 persona, tė cilėt fillimisht u morėn peng dhe mė pas u ekzekutuan nga tre pengmarrėsit. Forcat e policisė bastisėn sallėn, duke ekzekutuar pengmarrėsit, ndėrsa liruan pengjet e mbetur. Shteti Islamik merr pėrsipėr sulmet nė Paris dhe publikon njė video ku kėrcėnon pėr sulme tė tjera nėse Franca do tė vijojė tė bombardojė pozicionet e saj, raporton Reuters.Zyrtarisht nga autoritetet  flitet pėr 128 tė vrarė  dhe mbi 200 tė tjerė kanė mbetur tė plagosur, 80 prej tė cilėve rėndė nga  sulmet qė tronditėn Parisin rreth orės 22:00 tė mbrėmjes sė 13 nėntorit.

Presidenti francez, Francois Hollande tha se sulmet nė Paris kanė shkaktuar deri tani 128 tė vdekur, dhe se sulmet ishin akte lufte tė organizuara nga jashtė me ndihmėn e grupeve tė  Shtetit Islamik qė ndodheshin brenda nė Francė . Hollande shtoi se parlamenti tė hėnėn do tė mbajė njė takim tė jashtėzakonshėm dhe Franca do tė mbajė tre ditė zie. Atentatorėt kanė qenė 8 ndėrsa bashkėpunėtorė tė tjerė tė jenė larguar, ka deklaruar prokurori Franēoi Molins, raporton Le Monde.

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
Ɨ
Ɨ
WordPress Popup Plugin