Wednesday , 27 June 2018

124 EMRAT E TRAFIKANTEVE, LUAN RAMA: TE ÇOHEN NE PROKURORI

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama dhe ministrit te Brendshem, se kanë listen me 124 emra të implikuar në trafikun e kanabisit ne vend. Në një postim në Facebook,  nënkryetari i LSI Luan Rama tha se hapi i parë për këta emra është që të dërgohen në Prokurori.

Reagimi i Luan Ramës

Kryeministri e më pas edhe Ministri i Brendshëm, deklaruan se disponojnë një listë me 124 emra të implikuarish në veprimtarinë kriminale të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri!
Kaq nuk mjafton!
Si funksionarë të lartë të shtetit ata duhet ta dinë se e kanë për detyrë të veprojnë në zbatim të ligjit duke kryer si hap të parë dërgimin e listës së emrave dhe të të gjithë të dhënave që kanë në Prokurori!
Ndërkaq, Prokuroria, nëse nuk e ka bërë, duhet të nisë menjëherë procedurat që ligji e detyron, për hetimin dhe fillimin e çeshtjes penale për emrat e listës që disponon Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm!
Shteti ka ligje dhe funksionon përmes zbatimit të ligjit!

Lexoni dhe kete

PARTIA SOCIALISTE FESTON 27-VJETORIN E THEMELIMIT

12 Qershori shënon një datë të veçantë për Partinë Socialiste në vendin tonë. Është data …