1395 HA TOKE E PERMBYTUR NE NENSHKODER

Rikthimi I reshjeve të shiut ka vështirësuar edhe punën në terren në Njësitë Administratove të prekura nga përmbytja. Bashkia e Shkodrës njofton se sipërfaqja totale e përmbytur është mbi 1395 hektar tokë. Ku në zopnëën e Dajçit janë rreth 325 hektar tokë e përmbytur. Gjithashtu mësohet se ka problem edhe me argjinaturën e fshatit Pentar në një segmet prej rreth 300 metrash dhe kërkohet ngritja e saj me qëllim ndalimin e ujit të depërtoj në fushën e zonës. Në njësinë administrative të Anës së Malit janë të përmbytura rreth 1000 hektarë tokë ku 690 hektar janë të mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore. Vazhdojnë propblemet në këtë njësi në furnizimin me ujë të pijshëm nga Ujësjellësi Oblika 1 ( nje) I cili si shkak I përmbytjes është jashtë funksionit. Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm po bëhët me anë të dy autoboteve.

Probleme ka edhe në zonën e Gurit të Zi si shkak I erozionit të tokës në fshatin Juban, po ashtu edhe fusha në fshatin Zues të Rrethinave ka problem si shkak I rritjes së niveli të ujit të Lumit Buna. Bashkia e Shkodrës bënë me dije se ka nevojë përvec ndihmave për banorët e zonave të prekura por edhe për gjënë e gjallë kun ë total janë rreth 637 krerë gjedhë, 700 krerë kafshë të imta dhe rreth 70 krerë derra dhe nevoja për ushqime për kafshët është e madhe. Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Nga ana tjetër Bashkia Shkodër njofton se ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.

Lexoni dhe kete

KANALI VADITES NE POSTRRIBE NE THATESIRE

Fshatrat Boks, Dragoç dhe Kullaj të Njësisë Adminstrative Postrribë në Bashkinë Shkodër vuajnë prej disa …