Është përkujtuar këtë të enjte 14 janari i vitit 1990, demostrata e parë anti-komuniste në vend.
Protagonistë të asaj periudhe e cilësojnë si një datë historike dhe thonë se ngjarja e Shkodrës nuk ishte rastësi, por kishin urrejtje kundër regjimit.
Me 14 Janar 1990, mijëra shkodranë, të thirrur nga vetëdijesimi dhe kalvari i vuajtjeve 45 vjeçare në diktaturë si askush tjetër, dolën në sheshin kryesor të qytetit.
Synimi ishte heqja e bustit të diktatorit Stalin, personifikim i egërsisë komuniste dhe idhull i diktatorit komunist dhe regjimit të tij.