Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

14 SHKURT, DITA E SHËN VALENTINIT

Reshjet e shiut që kanë përfshirë qytetin e Shkodrës që prej mëngjesit të kësaj të premte kanë zbehur në njëfarë mënyre festën e Shën Valentinit, që festohet me 14 shkurt. Shumë pak çifte shihnin duke lëvizur në rrugët e qytetit të Shkodrës. Gjithsesi, dhuratat nuk kanë munguar nga çiftet e ndryshme. Natyrisht, lulet vijojnë të jenë simboli i ditës së të dashuruarve.

Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt. Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës. Sot, Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë protestant. Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune.

Kjo ditë u lidh fillimisht me dashurinë nga vargjet e Xhefri Kaucer në mesjetë, kohë kur lulëzoi tradita e romancës. Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid. Në shekullin e 19, dedikimet për Shën Valentinin jepeshin përmes kartolinave, të cilat u bënë shumë popullore.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI, NË SHQIPËRI SITUATA E QETË

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka dalë këtë …