15.5 KG KANABIS, ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE TE MURIQANIT 37-VJEÇARI NGA SHKODRA

37 vjecari Genc Nikshiqi ka rënë në prangat e policisë Kufitare të Muriqanit pasi me furgonin e tij tim Mercedes Benz me targë AA 691 RT ka tentuar të kaloi për në Malin e Zi 24 pako lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa me peshë 15.5 kilogram. Nga sa mësohet 37 vjecari e kishte fshehur drogën në serbatorin e furgonit dhe në gomen rezervë.

Sipas informacioneve nga policia e kufirit dhe emigracionit, kontrolli i mjetit është bërë në bazë të informacioneve të marra dhe dyshimeve të ngritura se shtetasi në fjalë mund të transportonte lënë narkotike. nga kontrolli ka rezultuar se droga është e llojit kanabis sativa, dhe si destinacion kishte Malin e Zi dhe konkretisht qytetin e Budvas, ku dyshohet se do bëhej dorëzimi i saj dhe se do përdorej për tregun malazez.

Nga ana tjetër në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi po punohet edhe për gjetjen dhe identifikimin e porositësve të lëndës narkotike. 37 vjecari nga Shkodra banues në lagjen ” Ahmet Haxhia”, ka tentuar të kaloi kufirin në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa sic duket ai ka qenë përson nën vëzhig nga shërbimet policore kundër trafiqeve të ndryshme. Genc Nikshiqi akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.

 

Lexoni dhe kete

KULTIVIMI I BIMEVE NARKOTIKE, VIJOJNE KONTROLLET NE ZONEN E POSTRRIBES

Policia e Shkodrës vijon kontrollet në zonë e Postrribës. Prej më shumë se 1 muaj, …