15 PERSONA NE PRANGA DHE 5 TE TJERE PROÇEDOHEN PENALISHT

15 persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së një dite më parë në sheshin para Kryeministrisë. Mes persona të arrestuar është edhe ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 7 protestues të tjerë. “Arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune”, thotë policia. Pas protestës, drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu takoi efektivët e policisë për ti falenderuar për punën e tyre.

Në një prononcim të shkurtë, Veliu tha se policia bëri vetëm detyrën e saj.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lexoni dhe kete

SHTYHET MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

Ardhja e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe marshimi i Partisë Demokratike bëri që mbledhja …