Breaking News

16-VJETORI I RADIO MARISË SHQIPTARE

Këtë të shtunë në katedralen e Shën Shtjefnit në qytetin e Shkodrës u kremtua festa e 16-vjetorit të Radio Marisë Shqiptare. Radio Maria nisi rrugëtimin e saj në korrik të vitit 2003, duke transmetuar programet e para nga studioja e saj pikerisht pak metra larg kësaj katedraleje, sot është e pranishme në shumicën e trojeve shqiptare nëpërmjet valëve tokësore dhe në të gjithë botën nëpërmjet internetit. Të shumtë ishin besimtarët që morën pjesë në Adhurimin e të Shenjtërueshmit Sakrament.

Mesha u mbajt nga famullitari i Gjakovës, që e lidhi historinë e Zojës së Bekume edhe me atë që shkruhet në fenë islame.

Radio Maria Shqiptare e filloi transmetimin e parë në Shkodër, me 19 korrik 2003, në orën 19:30, kur Shkelqësia e tij Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, i bekoi studiot e Radio Marisë dhe që nga shtatori i vitit 2005, me anë të internetit, Radio Maria Shqiptare dëgjohet në mbarë botën. Kjo festë dhe mesha në këtë 16-vjetor u transmetua drejtëpërdrëjtë në TV Rozafa.

Lexoni dhe kete

VIJOJNË PUNIMET NË RRUGËN “MYZYRAJ” NË DOBRAÇ

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në Dobraç të Shkodrës. Investimi me vlerë rreth …