18 QERSHORI DREJT ANKIMIMIT, E PARALAJMERON BASHA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaron se “nuk ka  negociator në botë të bëjë Edi Ramën të pranojë faktet për drogën krimin dhe ta bëjë të pranojë përgjegjësinë”. 

Nga çadra e protestës Basha tha se me protestën e 13 majit shpallin falimentimin e republikës së vjetër. Basha paralajmëroi dhe ankimim në Kolegjin Zgjedhor për të hedhur poshtë 18 qershorin

Procesi i zgjedhjeve të 18 qershorit përveç se dështoi moralisht, ka dështuar dhe ligjërisht. Çdo listë e dorëzuar në KQZ është e jashtëligjshme dhe procesi është në kolaps ligjor.  Edi Rama, dhe serumet që e mbajnë në këmbë, made in Albania, apo made in kudo që bëhen, made in Soros, nuk e thonë një fjalë për skandimin e datës ligjore zyrtare për zgjedhjet. Duan ta anashkalojnë dhe shpresojnë se me presione ndaj Kolegjit Zgjedhor do i thonë shqiptarëve se 17+ 31+ 2 nuk bëjnë 50 por 49. Dy rrugë ka. Së shpejti Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat e paligjshme.  Duke i hedhur poshtë sipas ligjit të republikës së vjetër do i japë një shans republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj përmes konsensusit dhe negociatave. Nëse me presione apo me zhage kolegji Zgjedhor vendos tu thotë shqiptarëve se 17+ 31+ 2 bëjnë 49 e jo 50 atëherë Kolegji Zgjedhor, ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së vjetër  do të merren përpara nga bashkimi i shqiptarëve për republikën e re. Data e vendimmarrjes është data kur shqiptarët duhet të dinë nëse fundi  i pashmangshëm dhe i paevitueshëm i republikës së vjetër do të jetë proces i një konsensusi dhe shansi për gjithëpërfshirje dhe për mëkatarët e republikës së vjetër apo fillimi i lëvizjes popullore për mosnjohjen, mospranimin dhe rrëzimin e çdo ligjin institucioni të republikës së vjetër përmes mosbindjes civile dhe akteve tët jera të rezistencës paqësore e demokratike.”

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …