Saturday , 20 April 2019

18 RASTE ZJARRESH NE QARKUN E LEZHES

Qarku i Lezhës është përballur më një situatë të vështire nga zjarret gjatë kësaj periudhe. Nga fillimi i muajit mars e deri më tani janë regjistruar 18 raste zjarresh ku janë djegur rreth 70 hektare, pyje, kullota dhe shkurre. Të dhënat janë bërë publike nga Specialisti i Emergjencave Civile në Prefekturen e Lezhës Ndrek Mhillaj, sipas të cilit shumica e zjarreve kanë qenë të qëllimshme, ndërsa angazhimi i bashkive nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Çdo rast zjarri po hetohet, ku nuk kanë munguar dhe përsonat e proçeduar penalisht. Situata më problematike nga zjarret ka qenë në zonen e Mirditës, ndërsa fatmiresisht nuk janë shënuar dëme ne pronen e qytetareve.

Lexoni dhe kete

PLAGOSI ISH-KAMPIONIN E BOKSIT, ARRESOHET 23-VJEÇARI

Policia e Shkodres ka arrestuar 23-vjeçarin Valter Ksolla, i cili ka qene i shpallur ne …