Tuesday , 19 November 2019

2 AKSIDENTE NË ORËT E FUNDIT NË SHKODËR

Dy drejtues mjetesh kanë marrë lëndime si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit. Sipas policisë dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, duke bërë që njëra prej tyre të përfundojë jashtë rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia dhe lagështira në rrugë. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Nga ana tjetër, një aksident rrugor është regjistruar edhe mbrëmjen e së shtunës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, afër Dajçit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. 32-vjeçari ndodhet në spitalin e Shkodrës, e ndërsa bëhet e ditur se është shoqëruar në polici drejtuesi mjetit.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRËS ARRESTON NJË 60-VJEÇAR

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Nga strukturat …