Breaking News

2 GOLA PËR SHKODRANIN SINDRIT GURIN NDAJ BRYZH

Pas golave të shënuar në miqësoret e pragsezonit, sulmuesi shkodran Sindrit Guri e ka nisur mbarë edhe kampionatin e ri. Në ndeshjen ndaj Bryzhit, ai ka shënuar dy gola për ekipin e tij të Ostendes duke e ndihmuar atë të fitonte me rezultatin 3-1. Guri mungoi në ndeshjen e hapjes ndaj Anderleht një javë më parë, për shkak dëmtimi, por dje ndaj Bryzh ka qenë në fushën e lojës që nga minuta e parë e takimit. Ai ka shfrytëzuar rastin e parë që i është shfaqur në minutën e 32-të të duelit, kur pas një harkimi nga e djathta shënoi me një goditje me kokë si një qendërsulmues i mirëfilltë, duke treguar se është në formë të mirë dhe se Ostende ka bërë mirë që i ka besuar përsëri.

Pak minuta më vonë, sulmuesi ishte protagonist në golin e dytë për skuadrën e tij, kur pas një goditje këndi detyroi Sadi të shënonte autogol në tentativën për të mos e lejuar të gjuante topin. Në fundin e ndeshjes, ishte përsëri Guri ai që gjeti rrugën e rrjetës, këtë herë me një shpërthim në krahun e majtë ku pasi kaloi një mbrojtës, mposhti edhe portierin me një diagonale duke vulosur suksesin 3-1 skuadrës së tij e duke filluar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion.

Dy golat e djeshëm e kanë bërë të ndihet mirë sulmuesin shkodran që duhet thënë se në sezonin e parë në kampionatin belg, hasi jo pak vështirësi, por sezoni I ri duket se do të jetë krejt ndryshe për të.

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli …