Monday , 17 December 2018

2 NENTOR, DITA E PERKUJTIMIT TE VDEKURVE

Besimtaret e krishtere kane perkujtuar kete te Enjte Diten e Purgatorit. Data 2 Nentor shenon diten e “te gjithe te vdekurve”. Besimtaret katolik e kane kremtuar kete dite ne varrezat katolike te Rrmaj te qytetit te Shkodres. Mes dhjetera besimtareve, arqipeshkvi i dioqezes Shkoder- Pult, imzot Angelo Massafra tha se vdekja nuk eshte fjala e fundit dhe ashtu si Krishti u ringjall, edhe ne do te ringjallemi.

2 nentori qe shenohet si dita e perkujtimit te te vdekurve, shpreh mirenjohjen per te gjithe ata qe nuk jetojne me. Eshte nje dite qe percjelle mesazhin e respektit njerezor dhe human. Ky perkujtim vjen 2 dite perpara meshes se madhe solemne qe do te mbahet ne katedrale ne perkujtim te 1 vjetorit te lumturimit te 38 Martireve te fese dhe 27 vjetorit meshes se pare ne kete vend.

Lexoni dhe kete

KORI I KISHES NE PUGLIA, KONCERT NE SHKODER

Nuk kishte si të mos mbërrinte edhe në vendin tonë festa Barocca. Kori profesionist i …