Monday , 23 September 2019

2 SHTETAS ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy burra pasi në periudha të ndryshme kanë kërcënuar duke i marrë para një femre. Sipas të dhënave zyrtare, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Para të paligjshme”.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit arrestuan shtetasit: E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë të gjatë dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare një shtetaseje.

Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.

Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

DIVORCI KTHEHET NE TRAGJEDI

Ka përfunduar në tragjedi divorci për një 27-vjeçar nga Lezha, i cili u aksidentua qëllimisht …