Friday , 27 November 2020

20 NËNTOR, DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

20 nëntori shënohet si “Dita Ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve”. Në kuadër të kësaj dite, Bashkia Shkodër organizoi një aktivitet informues dhe sensibilizues.

Në pedonale u vendosën disa kënde informuese, me anë të të cilëve qytetarët munden të marrin informacion e të njihen me shërbimet dhe aktivitetet që zhvillohen pranë qendrave komunitare “Për Familjen” dhe organizatave partnere, me fokus mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

Në fakt, dhuna ndaj fëmijëve mbetet një fenomen global i përhapur.

Por, fatkeqësisht, ky fenomen mbetet një problem serioz edhe për Shqipërinë, duke u kthyer në një rrezik që pengon zhvillimin, shëndetin, mirëqënien, të drejtat themelore, dinjitetin e fëmijëve dhe të ardhmen e tyre e të vendit.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: TESTIMET E SHPEJTA DO VIJNË BRENDA DHJETORIT

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi foli për masat që janë marrë në këtë …