20 SHKURT 1991, REAGIME NGA PARTIA DEMOKRATIKE

Përfaqësues të opozitës kanë përkujtuar 20 shkurtin e vitit 1991. Me anë të një postimi në facebook, kreu i PD Lulzim Basha shkruan:

“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar shtatoren e diktatorit.
Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit. 20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë edhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira”.

Ndërkohë për këtë ditë ka reaguar edhe kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli që shkruan:
“Kur diktatura është fakt, revolucioni është detyrë! Sot perkujtojmë me respekt,29 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit më mizor dhe famëkeq të të gjitha kohërave.Atë bust e rrëzuan ata që besuan, ata që luftuan, ata që e vranë frikën, ata që nuk kishin asgjë për të humbur,pasi diktatura u kishte grabitur gjithcka. Atë bust e rrëzoi populli shqiptar që kishte ëndrrën e madhe për një Shqipëri si gjithë Europa !
Mirënjohje përjetë atyre që vranë frikën dhe ndezën shkëndinë e shpresës!

Nga ana tjetër nuk ka munguar një mesazh edhe nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, që shkruan:
“#29vjet më parë, shqiptarët hoqën nga qendra e kryeqytetit të tyre, simbolin e të keqes më të madhe të Shqipërisë! Mesazhi i #20shkurt1991 është i aktual edhe sot: Ky është fundi i pashmangshëm i çdo diktatori, në çdo kohë!

Lexoni dhe kete

BASHA VIZITON FAMILJET E DËMTUARA NGA TËRMETI

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar këtë të hënë banorët në Manëz të …