Saturday , 20 January 2018

BE: 20% TE VOTUESVE NE SHQIPERI IU OFRUA BLERJA E VOTES

Studimi “Jeta informale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Instituti për Demokraci në Shkup gjeti se Shqipëria kishte numrin më të lartë të votuesve që u është ofruar blerja e votës. Studimi përfundoi pak kohë më parë dhe ka referuar se 1/5 të anketuarve në Shqipëri dhe Malin e Zi kanë pohuar se u është ofruar para në këmbim të votës.

Për të realizuar këtë studim janë angazhuar ne më shumë se 6 organizata në rajon dhe votuesve u është drejtuar direkt pyetja “ A ju është ofruar para në këmbim të votës?”.

Veçanërisht, një në pesë të anketuar në Malin e Zi (22.5%) dhe Shqipëri (20.6%) raportuan se kanë marrë oferta parash ose favore në shkëmbim të një vote, ndërsa shifrat në Bosnjë dhe Kosovë ishin përkatësisht 15.4% dhe 12.5%. Presioni ndaj votuesve është më i ulët në Serbi (8.4%) dhe Maqedoni (7.4%). Studimi arrin në përfundimin se në secilin nga vendet e Ballkanit numri i votuesve që kanë marrë oferta për blerje vote përfaqëson një proporcion të konsiderueshëm të elektoratit, masë kjo që ndikon edhe në rezultatet e zgjedhjeve.

Numri i votuesve që janë në shënjestër me ofertën e blerjes së votës është më shumë se dy të tretat e votave për fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri dhe Malin i Zi, ndërsa tejkalon numrin e votuesve për fituesit në Bosnjë dhe Kosovë.
“Gjetjet tona nuk duhet të merren si një tregues i saktë i efektit të klientelizmit në rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë ato janë shumë afër realietit të klientelizmit të blerjes së votës në Rajon” thuhet në studimin e institutit për Demokraci” me qendër në Shkup. “Gjetjet tona sugjerojnë se shkalla e klientelizmit është e mjaftueshme për të lëkundur rezultatet e zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Studimi ka gjetur gjithashtu se partitë politike në vendet e Ballkanit  ushtrojnë forma negative presioni të shoqëruara herë pas herë me kërcënime  për votuesit për të siguruar mbështetje politike.

Lexoni dhe kete

TREGTARET TEK KISHA E LAÇIT NE SHENJESTREN E POLICISE

Tregtaret ambulant që operojnë në ambjentet përreth Kishës së Shna Ndout në qytetin e Laçit, …