Breaking News

200 BANESA NE ZONEN E NENSHKODRES NE RREZIK NGA UJI

Situata e rënduar në zonën e Nënshkodrës pohohet edhe nga vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Në orët e fundit ka rritje të shkarkimeve nga Hidrocentrali Vau Dejës, ku shkarkohen 1.000 m3 ujë në sekond duke llogaritur edhe agregatet. Ademi thotë së  probleme janë shfaqur edhe në zonën e Velipojës, ndërkohë në total janë 200 banesa në rrezik nga uji.

Ademi i ktheu përgjigje edhe ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka, që një ditë më parë deklaroi se përmbytja nxori në pah problemin e pastrimit të kanaleve kulluese të cilat u bllokuan nga mbetjet e pa pastruara nga bashkia. Për këtë kryebashkiakja Ademi kërkoi edhe që çdo ministër të vlerësoj atë që po ndodh në territor.

Përsa i përket shkresës dërguar qeverisë për shpalljen e emergjencave civile në zonat e përmbytura, Ademi ritheksoi se akoma nuk ka një përgjigje.

https://youtu.be/XbZP4S4teUM

https://youtu.be/XbZP4S4teUM

Lexoni dhe kete

NXENESIT E SHKOLLES PROFESIONALE “NDRE MJEDA” BOJKOTOJNE MESIMIN

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë organizuar këtë të enjte …