Friday , 15 November 2019
Breaking News

200 MLN LEKË PËR VLLAZNINË

Ishte miratuar nga Këshilli Bashkiak i vjetër por ishte kthyer nga prefekti i Qarkut Shkodër. Gjithsesi, në mbledhjen e pasditës të së mërkurës ka kaluar fondi prej 200 mln lekësh për klubin e futbollit Vllaznia. I pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak Shkodër ishte edhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici. Ai kërkoi mbështetjen e këshillit në këtë punë që ka nisur në krye të Vllaznisë. Sipas Licit, vetëm me anë të kupave të Europës mund të “shërohet” plaga e borxheve të Vllaznisë.

Një vendim i rëndësishëm ishte për trajnerët e shumësportëshit që tashmë do të sigurohen, falë miratimit të një fondi, ndërkohë do ketë fond shtesë edhe për sportet e ndryshme.

Lexoni dhe kete

BANORËT E KONVIKTIT “SAFET SPAHIA”, PROTESTË PARA BASHKISË

Banorët në konviktin “Safet Spahia” në qytetin e Shkodrës vijojnë të kundërshtojnë zhvendosjen e tyre …