22 MARS, DITA BOTERORE E UJIT

22 marsi shënohet si Dita Botërore e Ujit. Në këtë ditë, Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime Shkodër organizoi një aktivitet sensibilizues për ruajtjen e ujit të pijshëm. Në fjalën e saj, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se kemi përmirësuar kushtet për cilësinë e ujit dhe secili qytetar duhet të ketë rolin e tij dhe ta përdorë mirë ujin e pijshëm. Por, nevojat për investim në zonat rurale janë të dukshme.

Kemi investuar pa mbështetjen e qeverisë, por me ndihmën e kompanive të huaja shtoi Ademi.

Aktiviteti përfshinte biseda informuese me komunitetin mbi të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit, si mund të kontribuojnë qytetarët në ruajtjen e burimeve ujore dhe aktivitete argëtuese për fëmijë me tematikën e ujit.

Lexoni dhe kete

LEZHE, TURIZMI MALOR NIS TE MARRE VEMENDJE

Është një zonë shumë pak e njohur, por mjaft interesante për tu eksploruar. Në Ungrej …