ME 24 KORRIK BETOHET PRESIDENTI ILIR META

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në datën 24 korrik në orën 18:00 me rend dite betimin e Presidentit të ri të Republikës. Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Kuvendit. “Bazuar në urdhrin nr. 44, datë 3.7.2017 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, rendi i ditës së seancës plenare është si më poshtë vijon: 1. Betimi i Presidentit të Republikës. (Neni 88, pika 3 të Kushtetutës)”, thuhet në njoftim. Kryetari i Kuvendit në detyrë Ilir Meta ka miratuar urdhrin për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në datë 24 Korrik në orën 18:00.

Pika e vetme në rendin e ditës është betimi i Presidentit të ri të vendit, që është Ilir Meta. Datën 24 korrik për betimin e Presidentit të ri Ilir Meta e dekretoi pak ditë me parë Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Ilir Meta u zgjodh Presidenti i ri Republikës nga Kuvendi në raundin e katërt me 87 vota pro, nga 89 deputetë që morën pjesë në votim në seancën e datës 28 Prill 2017.

Vetëm dy kanë qenë votat kundër zgjedhjes së Ilir Metës President, të përfaqësuesve të partisë LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët pavarësisht se votimi ishte i fshehtë patën paralajmëruar votën kundër Metës.

Lexoni dhe kete

BASHA: 5 BANDA KRIMINALE KONTROLLOJNE EKONOMINE

Këtë javë Bashkimi Evropian do të japë lajmin që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet …