2400 HA TOKE E PERMBYTUR NE NENSHKODER

Bashkia Shkodër njofton se situata në zonën e Nënshkodrës është e rënduar ku sipërfaqja totale e përmbytur ka arritur mbi 2400 Ha. Niveli I lumit Buna ka pësuar rritje në zonen e Dajçit ky lum ndodhet në kuoten e 6.59 m me një rritje prej 3 cm nga një natë më parë. Si shkak I kësaj rritje niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë. Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçaj në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura. Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Ka një nevojë emergjente për furnizimim me bazë ushqimore për kafshët ku sipas specialistëve të Bashkisë Shkodër nevojten rreth 40 ton koncentrat dhe 20 ton bar I thatë.

Nga ana tjetër Bashkia Shkodër insiston në shpalljen e gjëndjes së emergjences civile në këto zona. Pasi situata vazhdon të rëndohet. Sipas Bashkisë shkak I këtyre përmbytjeve janë shkarkimet nga Hidrocentralet.

Lexoni dhe kete

PROBLEMET ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE THETH

Luhatjet e energjisë elektrike dhe shpeshherë mungesa e saj ka krijuar një problem serioz për …