Monday , 27 January 2020

25-VJETORI I HAPJES SË KISHËS SË SHËN PREMTES

Në fshatin Juban të Bashkisë Vau Dejës është kujtuar këtë të premte 25-vjetori i hapjes së kishës së Shën Premtes. Në këtë ditë, famullia e kësaj kishe organizoi një meshë të veçantë, ku i ftuar ishte edhe nunci apostolik në Vatikan imzot Alberto Tacarico. I deleguari i Vatikanit dha mesazhin e bashkimit dhe mbrojtjes së komunitetit në të cilin jetojmë ndërsa tregon se bashkimi dhe dashuria mund të zgjidhin çdo problem në jetë.

Ndërkohë, famullitari i Kishës së Shën Premtes, Giussepe Barbati, shprehet i gëzuar që një kishë e tillë e ndërtuar në periudhën e tranzicionit në Shqipëri i mbijetoi kaosit dhe sot frekuentohet rregullisht nga banorët e zonës.

Në shenjë përshëndetje dhe vlerësimi, nunci apostolik i Shqipërisë Charles Broën, i dërgoi një letër imzot Alberto Tacarico ku e falenderon për pjesëmarrjen dhe gatishëmrinë për të qenë prezent në ceremoninë e organizuar në kuadër të 25-vjetorit të hapjes së kishës së Shën Premtes.

Lexoni dhe kete

TERMETI, NDIHMA PER FAMILJET E PASTREHA

Në mbështetje të familjeve që mbeten pa strehe nga tërmeti i 26 nëntorit, pranë Bashkisë …