Friday , 15 January 2021
Breaking News

2500 HEKTARE TOKE TE PERMBYTURA NE LEZHE DHE KURBIN

Me nderprerjen e reshjeve të shiut dhe funksionimin me kapacitet të plotë të hidrovoreve në Kallmet dhe Mërqi të Lezhës uji është tërhequr, por problematike paraqitet situata në zonen e Zadrimës.

Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit si dhe janë të bllokuara rruget që lidhin disa fshatra me superstraden Lezhë-Shkodër.

Niveli i ujit në rrugen e Blinishtit dhe Pirajve ka arritir në disa cm dhe lëvizja e mjeteve është e pamundur. Edhe në fshatin Gjorm të Kurbinit ka prani ujit në disa banesa, janë të përmbytura qindra hektarë tokë bujqësore si dhe ka bllokim të disa akseve rrugore.

Banoret thonë se kjo situate është e vazhdueshme sa here ka reshje të dendura shiu.

Sipas të dhënave zyrtarë nga Emergjencat Civile në të gjithë qarkun e Lezhës janë të përmbytura 2500 hektarë tokë bujqësore si dhe të rrethuara nga uji disa banesa. Niveli i Lumit Drin ka rënë me rreth 50 cm, ndërsa në terren që prej mbrëmjes të së premtes ndodhen dhe forcat e ushtrisë.

Lexoni dhe kete

BANORËT E BLERANIT NË PROTESTË

Asnje “dum dum” nuk do kaloje per kete rruge nese do sjellin mbeturina. Ka qene …