27 VJETORI I PD- se, BASHA: REFLEKTIM PER TU RINGRITUR

Në 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u shpreh se “Uroj me zemër themeluesit dhe anëtarët e PD. Gëzuar 27-vjetorin e PD. Gëzuar lindjen e pluralizmit politik. Ne mblidhemi cdo dhjetor për të nderuar protagonistët, studentët dhe njerëzit e thjeshtë, për t’u frymëzuar, reflektuar dhe rinisur. Lëvizja e Dhjetorit dhe PD kanë prodhuar Shqipërinë e lirë, të orientuar nga Europa dhe SHBA. Demokratët kanë të drejtë që të krenohen. Ky dhjetor është dhe nuk është si të gjithë të tjerët. Azem Hajdari është prijësi dhe kryetari i parë i PD së sapo themeluar.

Gramoz Pashko, Arbnori, Arben Broci dhe Ali Spahia. Sokol Olldashi, Ferdinand Pone dhe emra të tjerë të shquar. Harresa nuk do  të bjerë kurrë mbi ta. PD është bija e guximit, mirënjohje studentëve të dhjetorit. Respekt për Meksin, Imamin, Selamin, Cekën, Rulin, Zogajn, Mustafajin. Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë për liderin historik Sali Berisha. Ky dhjetor vjen nga krimi zgjedhor i 25 qershorit.

Ky ishte një regres, kthim pas që kërkon reflektime, vendime dhe veprime të matura dhe të vendosura dhe ne po e bëjmë këtë cdo ditë. Gjatë 27 viteve PD ka përjetuar ulje dhe ngritje, ka marrë goditje dhe plagë, ka qenë në pushtet dhe opozitë. Por është përballur edhe me skenar që kanë synuar eliminimin e saj nga skena politike, por ka njohur edhe përplasje dhe konflikte të brendshme”.

Lexoni dhe kete

KRYEMINISTRI EDI RAMA MBERRIN NESER NE SHKODER, ZBARDHET AXHENDA

Eshte zbardhur axhenda e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Raportohet se Rama bashkë …