Breaking News

27-VJETORI I RIHAPJES SE XHAMISE SE PARE NE SHKODER

Myftinia Shkodër organizoi pasditen e se Enjtes nje aktivitet përkujtimor, me rastin e ditës historike të 16 nëntorit 1990, kur tek Xhamia e Plumbit, qytetarët e Shkodrës, u tubuan bashkarisht për të mundur frikën dhe diktaturën komuniste, që për 23 vjet me radhë kishte ndaluar me ligj krejt aktivitetin fetar në vend. Aktiviteti përkujtimor u zhvillua në xhaminë e Tophanës dhe kishte në qendër të vëmendjes vlerësimin e kësaj date nëpërmjet dëshmive të protagonistëve të saj. I pranishem ishte edhe myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari, i cili vuri theksin te nevoja e nje ligji qe mbron fene dhe aktivitetin fetar ne vendin tone.

Ndersa, Xhelal Sokoli, nje nga organizatoret e 16 Nentorit te 1990 tregon detaje rreth asaj ngjarje.

Aktiviteti mblodhi besimtarë të xhamive, nxënës të Medresesë, imamë të xhamive dhe protagonistë të ditëve të para të rimëkëmbjes, pas një persekutimi të pashembullt.

Lexoni dhe kete

“ANTALOGJI – GEGNISHTJA POETIKE”, LIBRI I RI I FILIP GURAZIUT

Në kuadrin e aktiviteteve të “Pro Gegnishtes”, Instituti i promovimit të vlerave në gjuhën shqipe …