Friday , 15 January 2021
Breaking News

2800 HA TOKE TE PERMBYTURA NE QARKUN LEZHE

Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile janë 2500 ha sipërfaqe toke me prezencë uji në bashkinë Lezhë dhe 300 ha në bashkinë Kurbin dhe sasia e reshjeve të rëna deri tani është rreth 200mm.

Konkretisht në Bashkinë Lezhë janë evakuuar 27 familje banesat e të cilëve janë përmbytur nga uji. Përmirësim ka situata në lumin Drin, ku ka një rënie të nivelit në rreth 50 cm nga pika kritike. Ndërsa në lumin Gjader po punohet me ngritjen e argjinaturës në disa pika ku uji tenton të kalojë lartësinë e argjinaturës ekzistuese.

Vijon të jetë e bllokuar ura e lumit Gjadër në fshatin Zojs.Në aksin rrugor Kallmet-Ungrej 2 km nga Kallmeti i vogël ka rrëshqitje masive të gurëve dhe rrugës në një gjatësi prej 100 metrash duke bërë të pamundur qarkullimin. Në lagjen Varosh, në pjerrtësinë kodrinore perëndimore të spitalit rajonal Lezhë, ka rrëshqitje të një masivi dheu duke dëmtuar muret mbajtëse si dhe duke rrezikuar 6 banesa.

Në Barbulloje është shembur argjinatura e kanalit dhe rrezikonte shembjen e urës por është ndërhyrë duke bërë mbushjen e tij. Të gjitha forcat e mjetet e bashkisë janë në terren në gatishmëri. Në mbështetje të bashkisë janë dhe 15 forca ushtarake dhe 2 makina, te repartit ushtarak Vau i Dejës.

Në Bashkinë Mirditë nuk ka raste përmbytjesh në qytete e fshatra, por rrezikohen disa banesa ne fshatrat si pasoje e prurjeve të lumenjve dhe rrëshqitjes se dherave. Komunikimi dhe lëvizja me të gjitha fshatrat është pa probleme. Ka mungesë të energjisë elektrike në fshati Mashtërkor, Zajs dhe Shmri, Nj.A Orosh, po punohet për riparimin e defektit.

Prurjet e dy lumenjve Fan i Mall dhe Fan i Vogël janë të mëdha.Në Bashkinë Kurbin si pasojë të shkarkimeve nga hidrocentrali i Shkopetit rrezikohet dalja ujit nga argjinatura dhe për pasojë rrezikohen edhe 13 familje të zonës. Deri tani situata është nën kontroll.

Për të eliminuar rrezikun e mundshëm, rritur sigurinë e argjinaturës, është bërë mbushje dhe ngritje të argjinaturës, në pika te caktuara janë vendosur thasë rëre. Në kodër Gjorëm dhe Milot ka rrëshqitje dherash dhe ka nevojë për ndërhyrje dhe rehabilitim të dy akseve të rrugëve që lidhin Gallatën dhe Vinjol ën me Qendrën Administrative.

Lexoni dhe kete

BANORËT E BLERANIT NË PROTESTË

Asnje “dum dum” nuk do kaloje per kete rruge nese do sjellin mbeturina. Ka qene …