Friday , 21 February 2020

“3 DERRKUCET”, SHFAQJE PER FEMIJE NE TEATRIN “MIGJENI”

Fëmijet e Shkodrës kanë pasur mundësinë të ndjekin më afër premieren e shfaqjes për fëmijë ” Tre dërrkucet” me tekst të Suni Buongiovani dhe me regji të Merita Smaja. Regjisorja e shfaqjes Merita Smaja shprehet e kënaqur me procesin e punës në këtë shfaqje e cila i vjen fëmijëve të Shkodrës këtë këtë muaj të festave.

Një shfaqje shumë interesante që tek fëmijët erdhi krejt natyrshem, ku të qeshurat e fëmijëve nuk munguan gjatë gjithë shfaqjes. Ndërsa teatri “Migjeni” pas më shumë se 20 vite ka rikthyer për të dytin vit me radhë shfaqjet për fëmijë.

Një traditë e munguar e Shkodrës por që po rikthehete dhe interesimi është shumë i lartë. Shfaqja “3 derrkucet” do shfaqet cdo të dielë në Teatrin ” Migjeni”.

Lexoni dhe kete

“TURQISHTJA DHE SHQIPJA, MË SHUMË SE 4000 FJALË TË PËRBASHKËTA”

Turqishtja dhe shqipja përmbajnë më shumë se 4 mijë fjalë, shprehje dhe idioma të përbashkëta. …