Saturday , 31 October 2020

3 MËSUES TË PREKUR NGA COVID-19 NË SHKODËR

3 mësues rezultojnë të prekur nga Covid-19 në Shkodër në këtë vit të ri shkollor. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga Marjeta Çela, përgjegjëse sektori pranë Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Shkodër.

Por, ajo thekson se këto mësues e kanë nisur vitin shkollor me virus të mbartur dhe nuk janë infektuar në shkollë.

Pas zbulimit të këtyre 3 rasteve, janë testuar 25 mësues që mund të kenë pasur kontakte me 3 mësuesit e infektuar….

Aktualisht, në rrethin e Shkodrës, në 126 shkolla operojnë 82 personel shëndetësor për zbatimin e masave…

Ndërkohë, në rrethin e Shkodrës, deri tani janë konfirmuar 708 raste aktive me Covid-19, nga mbi 3600 tamponë të marrë, ku vetëm në 10 ditëshin e fundit ka 56 raste të reja.

Çela bën apel për kujdes dhe zbatimin e masave nga qytetarët.

Lexoni dhe kete

GËSHTENJAT E SHKODRËS, TË RREZIKUARA NGA SËMUNDJET

Gështenja shqiptare vitet e fundit është kthyer në produktin më të kërkuar në Itali, por …