3 RASTE TE REJA ME COVID-19 NE LEZHE

Lezhës i janë shtuar tre raste të reja me covid-19, duke e çuar në 4 numrin e të infekturve në total. Pas infermieres 54-vjeçari një ditë më parë, kanë rezultuar pozitiv edhe 3 përsona të tjere me këtë sëmundje. Sipas burimeve 2 prej të infektuarve janë përsonel mjekësor, ndërsa 1 tjeter është qytetar i cili ende nuk dihet se si është infektuar.

Gjatë 24 oreve të fundit në Lezhë janë realizuar 17 testime pjesa më e madhe e tyre në radhet e përsonelit mjekësor që kanë patur kontakte me infermieren 54-vjeçare që rezultoi pozitive me covid-19 të marten. Sipas burimeve gjendja e 4 pacienteve të infektuar paraqitet e stabilizuar, ndërsa po gjurmohen të gjitha kontaktet e tyre gjatë 2 javeve të fundit. Përsonave që kanë patur kontekte me to ju është kërkuar të vetëkarantinohen dhe për ato që do shfaqin probleme shëndetësore do ju bëhet menjëherë testimi.

Poliklinika e qytetit dhe qendra shëndetësore në lagjen Skëndërbeg ku ka shërbyer infermierja e infektuar janë dizinfektuar dhe mbyllur për një afat të pacaktuar si mase parandaluese për mospërhapjen e virusit. Në Lezhë tani sapo ka nisur beteja e vertetë ndaj Covid 19, ndërsa qytetarët duhet që të bëjnë kujdes duke respektuar me rigorizitet të gjitha masat që kërkohen nga OBSH.

Lexoni dhe kete

RRUGA E AMORTIZUAR, PROBLEM NË ZONËN RRASHKULLAJ

Në Rrashkullaj të zonës së Gruemirës në mes Shkodrës dhe Malësisë së Madhe është Kisha …