Tuesday , 18 January 2022

3 TE PLAGOSUR NE DY NGJARJE NE LEZHE

Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti në familje. Ngjarja e ndodhi pasditen e së hënë në fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa gratë e përfshira janë kunata me njëra tjetren.

Nga përlasja fizike ata kanë marrë dëmtime në trup, por pas ndihmes së parë mjekësore gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar. Njëra nga të dhunuarat është Davaj Ndoj 33-vjeçe.

Një një prononcim për mediat babai i saj thotë se ajo është me urdhër mbrotje e proçes divorci me bashkëshortin, ndërsa konfliktet mes tyre kanë nisur që në muajin janar.

Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë pak orë më vonë një tjeter konflikt mes fqinjeve u regjistrua në fshatin Tale të Lezhës, ku një burre mbeti i plagosur.

Sipas të dhënave ai është goditur me sende të forta nga fqinja e tij, por fatmiresisht ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Menjëherë pas ngjarjes policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Lexoni dhe kete

AVOKATËT E LEZHËS KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE

Edhe avokatët e Lezhës kundështojnë projektin e hartës së re gjyqësore, e cila parashikon shkrirjen …